$0
$0
Çfarë ofron ky trajnim? • 12 seanca intensive, të mbajtura face-to-face në ambientet tona; • Grupe të vogla ose individuale me maksimumi 5–6 pjesëmarrës, për të siguruar vëmendje dhe zhvillim individual; • Përvoja “learning by doing”: do të punoni me dosje reale dhe skenarë konkretë; • Mundësi të shihni nga afër si trajtohet një çështje ligjore nga fillimi në fund.
Ky trajnim është mundësia ideale për ata që duan të ndërtojnë një karrirë të sukseshme ligjore, duke u diferencuar që në fillim. I konceptuar në 12 seanca të fokusuara dhe praktike, programi synon të shndërrojë njohuritë bazë në aftësi konkrete duke ju përgatitur me sfidat reale të tregut të punës. Në një grup të vogël e selektiv prej vetëm 5–6 pjesëmarrësish, do të punoni drejtëpërdrejt me avokatë me eksperiencë, duke mësuar të gjitha hapat praktikë: nga përgatitja e dosjeve dhe hartimi i akteve ligjore, deri te menaxhimi i komunikimit me klientët, institucionet dhe gjykatat. Ky nuk është thjesht një trajnim, por një përvojë praktike që ju vendos në të njëjtën linjë me profesionistët e fushës dhe ju bën gati të kontribuoni që ditën e parë në punë. Kujdes: Vendet janë të kufizuara. Vetëm ata që kalojnë procesin e përzgjedhjes do kenë mundësi të marrin pjesë. Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me setin e akteve që do u nevojiten përgjatë punës profesionale. Çfarë ofron ky trajnim? • 12 seanca intensive, të mbajtura face-to-face në ambientet tona; • Grupe të vogla ose individuale me maksimumi 5–6 pjesëmarrës, për të siguruar vëmendje dhe zhvillim individual; • Përvoja “learning by doing”: do të punoni me dosje reale dhe skenarë konkretë; • Mundësi të shihni nga afër si trajtohet një çështje ligjore nga fillimi në fund. Copyright 2022 NLT Consulting, All Rights Reserved TRAJNIME PROFESIONALE (ONLY IN ALBANIAN) "Trajnim ligjor për profesionistët e rinj" Ky trajnim është mundësia ideale për ata që duan të ndërtojnë një karrirë të sukseshme ligjore, duke u diferencuar që në fillim. I konceptuar në 12 seanca të fokusuara dhe praktike, programi synon të shndërrojë njohuritë bazë në aftësi konkrete duke ju përgatitur me sfidat reale të tregut të punës. Në një grup të vogël e selektiv prej vetëm 5–6 pjesëmarrësish, do të punoni drejtëpërdrejt me avokatë me eksperiencë, duke mësuar të gjitha hapat praktikë: nga përgatitja e dosjeve dhe hartimi i akteve ligjore, deri te menaxhimi i komunikimit me klientët, institucionet dhe gjykatat. Ky nuk është thjesht një trajnim, por një përvojë praktike që ju vendos në të njëjtën linjë me profesionistët e fushës dhe ju bën gati të kontribuoni që ditën e parë në punë. Kujdes: Vendet janë të kufizuara. Vetëm ata që kalojnë procesin e përzgjedhjes do kenë mundësi të marrin pjesë. Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me setin e akteve që do u nevojiten përgjatë punës profesionale. Çfarë ofron ky trajnim? 12 seanca intensive, të mbajtura face-to-face në ambientet tona; Grupe të vogla ose individuale me maksimumi 5–6 pjesëmarrës, për të siguruar vëmendje dhe zhvillim individual; Përvoja "learning by doing": do të punoni me dosje reale dhe skenarë konkretë; Mundësi të shihni nga afër si trajtohet një çështje ligjore nga fillimi në fund. Çfarë do të mësoni? Si të organizoni dokumentacionin dhe të përgatisni dosje; Si të hartoni kontrata, kërkesa, kërkesë padi, ankime dhe akte të tjera që nevojiten përgjatës proceseve administrative apo gjyqësore; Si të navigoni legjislacionin për të gjetur dispozitat konkrete që ju duhen; Soft skills (mendimi kritik, inteligjenca emocionale, negocimi, gjuha e trupit etj.) Si të komunikoni profesionalisht me klientët, institucionet dhe gjykatat. Pse ky trajnim është ndryshe? Program i përgatitur nga avokatë me eksperiencë ndërkombëtare; Fokus maksimal tek aftësitë praktike, jo vetëm teoria; Proces përzgjedhjeje – jo kushdo mund të marrë pjesë; Në fund, pjesëmarrësit do të marrin një paketë elektronike me modelet kryesore të akteve ligjore – një mjet pune i domosdoshëm për çdo profesionist të ri; Mundësi punësimi ose praktike Kush mund të aplikojë? Studentë të sapodiplomuar në drejtësi që duan të hyjnë në tregun e punës. Studentë që kanë përfunduar të paktën 3 vitet e para të studimeve në drejtësi. Për kë është ky trajnim? Studentë të sapo diplomuar që kërkojnë të hyjnë në tregun e punës Studentë të drejtësisë (që kanë përfunduar të paktën 3 vitet e para) Si funksionon përzgjedhja? Kandidatët duhet të dërgojnë CV në [email protected] me titull Trajnim Profesional për Asistentë Ligjorë; Vendet janë të limituara dhe do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur; Detajet e tarifës dhe regjistrimit do të ndahen vetëm me kandidatët e përzgjedhur. Kohëzgjatja & formati 12 seanca të plota (1–2 herë në javë, sipas planit të trajnimit). Gjuha: Shqip. Formati: Takime fizike në ambientet tona. "Trajnim i thelluar për të drejtën e emigracionit" Ky trajnim është mundësia më e mirë për këdo që synon të ndërtojë një karrierë solide në fushën e së drejtës së emigracionit, si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj. I ndërtuar mbi 12 seanca intensive dhe tërësisht praktike, programi ka për qëllim t'ju kthejë njohuritë teorike në aftësi reale pune, duke ju pajisur me përvojën dhe sigurinë profesionale që kërkohet në këtë fushë.
Në një grup të vogël e të përzgjedhur me kujdes (vetëm 5–6 persona), do të punoni krah për krah me avokatë me eksperiencë shumëvjeçare, duke kaluar hap pas hapi të gjithë procesin praktik: nga intervistimi dhe mbledhja e informacionit, te ndërtimi i dosjeve të plota, përgatitja e kërkesave, ankimimeve dhe dokumenteve ligjore, si dhe komunikimi profesional me klientët, institucionet, ambasadat, policinë e kufirit dhe gjykatat.
Ky trajnim nuk është thjesht një kurs teorik – është një eksperiencë e drejtpërdrejtë pune që ju vendos në pozicionin e një profesionisti të vërtetë dhe ju mundëson të jeni të gatshëm për të kontribuar nga dita juaj e parë në praktikë ose punësim. Vendet janë të kufizuara dhe përzgjedhja është rigoroze. Vetëm kandidatët e perzgjedhur do të kenë mundësinë të marrin pjesë. Në përfundim të programit, pjesëmarrësit do të pajisen me një paketë elektronike me modele dokumentesh dhe aktesh të përdorura realisht në fushën e emigracionit, një mjet praktik dhe i pazëvendësueshëm për çdo profesionist të ri. Çfarë ofron ky trajnim? 8 seanca gjithëpërfshirëse dhe intensive, të zhvilluara fizikisht në ambientet tona, me fokus maksimal në praktikë reale; Grup i reduktuar (5–6 pjesëmarrës) për të garantuar vëmendje individuale, analizë të personalizuar të progresit dhe punë të drejtpërdrejtë me avokatët; Metodologji "learning by doing", ku pjesëmarrësit do të punojnë mbi dosje të vërteta ose skenarë të simuluar në fushën e emigracionit (leje qëndrimi, viza, deportim, azil, ndalime hyrjeje, etj.); Mundësia për të ndjekur në kohë reale ciklin e plotë të një çështjeje emigracioni—nga konsultimi fillestar, mbledhja e dokumentacionit, te ushtrimi i mjeteve juridike dhe komunikimi me institucionet kompetente. Çfarë do të mësoni? Organizim profesional të dokumentacionit dhe hartimin e dosjeve të emigracionit: leje qëndrimi, leje pune, viza, bashkim familjar, qëndrim për studime, investitorë, etj.; Si të kryeni intervistimin dhe marrjen sistematike të informacionit nga klienti, verifikimin e rrethanave dhe mbledhjen e provave—duke përfshirë dokumente nga autoritetet shqiptare dhe ato të huaja; Zhvillimi i aftësive për t`u orientuar dhe analizuar legjislacionin shqiptar e ndërkombëtar, përfshirë rregullat e zonës Schengen, në mënyrë që të identifikoni bazën ligjore të duhur për çdo rast konkret; Hartimi i kërkesave administrative përpara institucioneve shqiptare dhe konsullore, si dhe përgatitja e dokumentacionit ndihmës për procedurat ndërkombëtare; Kuptimi i funksionimit të sinjalizimeve në INTERPOL , EUROPOL, SISII, të masave kufizuese të hyrje-daljes dhe mjeteve ligjore të disponueshme për verifikim, korrigjim apo kundërshtim të tyre; Përgatitja e aplikimeve për kategori të ndryshme vizash (turistike, pune, studimi, biznesi, bashkim familjar, investimi) dhe identifikimi i faktorëve që shpesh çojnë në refuzime; Njohja e të gjithë procesit të kërkimit të statusit të refugjatit/azilit, që nga momenti i paraqitjes së kërkesës, intervistat, shqyrtimi administrativ, deri te fazat e ankimit; Zhvillimi i aftësive për të menaxhuar dosje emigracioni brenda dhe jashtë Shqipërisë, nëpërmjet bashkëpunimit me autoritete të huaja, avokatë ndërkombëtarë, njësitë konsullore dhe institucione të tjera; Si të ndërtoni komunikim të qartë dhe korrekt me klientët, ambasadat, institucionet administrative, policinë kufitare dhe gjykatat, duke shpjeguar me transparencë procedurat, rreziqet dhe pritshmëritë ligjore. Pse ky trajnim është ndryshe? Trajnimi është konceptuar dhe drejtuar nga avokatë me eksperiencë shumëvjeçare në çështje emigracioni, azili, sinjalizime ndërkombëtare dhe procedura administrative e gjyqësore; Fokusi kryesor është praktika reale, jo vetëm teoria – duke përfshirë analiza të urdhrave të deportimit, dosjeve të azilit, refuzimeve të vizave, dhe vendimeve të autoriteteve shqiptare dhe të huaja; Programi mbulon procedura brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke përfshirë udhëzime mbi bashkëpunimin me struktura ndërkombëtare dhe autoritete të huaja; Aplikohet një proces përzgjedhjeje profesional, ku vetëm kandidatët me potencial dhe motivim të lartë pranohen; Në përfundim, pjesëmarrësit pajisen me një paketë të plotë model-dokumentesh, përfshirë kërkesa, ankime, parashtrime, autorizime dhe formularë praktikë, një bazë pune thelbësore për çdo jurist; Trajnimi ofron orientim real për punësim ose praktika në institucione, organizata dhe zyra që trajtojnë emigracionin dhe çështjet e të huajve. Kush mund të aplikojë? Të sapodiplomuar në drejtësi që duan të specializohen në të drejtën e emigracionit dhe të futen shpejt në tregun e punës; Për kë është i përshtatshëm ky trajnim? Studentë të rinj që kërkojnë të hyjnë në tregun e punës me një profil praktik të fortë në fushën e emigracionit; Studentë të drejtësisë të cilët duan të praktikojnë procedura konkrete si leje qëndrimi, viza, deportime dhe proceset e azilit; Si zhvillohet procesi i përzgjedhjes? Kandidatët duhet të dërgojnë CV në adresën: [email protected] me titullin: Trajnim i thelluar për të drejtën e emigracionit; Vendet janë të limituara dhe kontaktohen vetëm kandidatët që kalojnë fazën e përzgjedhjes; Informacioni i detajuar mbi tarifën dhe regjistrimin u komunikohet vetëm të përzgjedhurve. Kohëzgjatja & Formati 8 seanca të plota praktike Formati: Takime fizike në ambientet tona. "Trajnim intensiv për shoqëritë tregtare" LANCOHET SE SHPEJTI!